Shkoder.


Është qëndra më e rëndësishme e Shqipërisë së veriut dhe me një traditë mjaft të pasur kulturore për gjithë Shqipërinë. Ajo gëzon një pozitë mjaft të favorshme gjeografike mbasi mund të konsiderohet si " port hyrjeje" për në Aplet madhështore të Shqipërisë nga njëra anë dhe një pikë nga ku mund të udhëtosh për në plazhin ranor të Velipojës në detin Adriatik. 

Zona e Shkodër dallohet për veçoritë e spikatura natyrore dhe për trashëgiminë e pasur kulturore. Në këtë zonë, krahas objekteve të rëndësishme natyrore, si: liqeni i Shkodrës, lumi Buna, laguna Kune-Vaini, lumi Drin, Alpet Shqiptare, Malësia e Madhe, gjiri i Drinit etj. ndodhen edhe qytetet e rëndësishme historike, Shkodra dhe Lezha.
Turizmi liqenor, në pjesën e liqenit të Shkodrës.Turizmi malor, për klimën e shëndetshme dhe për mundësinë e ushtrimit të sporteve dimërore, që ofrojnë zona të tilla, si Razma, Boga dhe Thethi, të cilat ndodhen vetëm 46 km larg qytetit në mes të zonës së Alpeve, ku shtresa e trashë e dëborës ruhet thuajse gjatë pjesës më të madhe të vitit.

Comments