Parku Kombëtar i Thethit.


Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në zemër të alpeve shqiptare, në zonën e "Bjeshkëve të Namuna" dhe ka një sipërfaqe 2630 ha. Peisazhi madhështor i këtij parku zbukurohet nga përroi i kristaltë i Thethit, ku rritet trofta e mermertë, katarakti magjepës i Grunasit 30 metra e lartë, etj. 

Parku shquhet për mbulesën e tij të dendur drunore ku mbizotërojnë ahishtet, disa prej të cilëve janë 200 vjeçare. Parku është një habitat i rëndësishëm edhe për faunën e cila gjendet aty. 

Për t'u përmendur është fakti se parku i Thethit përbën zonën më të populluar në Shqipëri me riqebullin (lynx lunx), i cili është specie e pakësuar. Parku ofron akomodim, ku mund të strehoeni në strukturat e tipit të haneve. Mundësi të shumta për një gamë të gjerë aktivitetesh si ngjitje malore, trekking, biçikleta sportive, speleologji, peshkim sportiv, etj.

Comments