Plazhet e Vlorës.


Në jug të gjirit të Vlorës ndodhet Orikumi ku vitet e fundit është ngritur një port jahtesh. Plazhi i Orikumit ka një gjatësi prej 2 km. Në këtë zonë gjenden edhe shpellat detare të Panasë dhe Rrapit .

 E gjithë kjo zonë paraqet interes për zhytjet, pasi këtu gjenden mbetje arkeologjike dhe anije të fundosura. E tillë është anija Italiane "Po", e fundosur në vitin 1941 gjatë luftës italo – greke.

 Po kështu thuhet se Jul Çezari mbyti anijet që sollën trupat e tij në ndjekje të Pompeut. Zonë e përshtatshme për zhytje është ajo e Ujit të Ftohtë, për të observuar alga të ndryshme, ajo e plazhit të Zhironit për algat e zeza e të gjelbërta.

Comments