Krujë.


Qyteti Historik i Krujës ndodhet 32 km larg Tiranës, i ndërtuar në një shpat mali panoramik, me lartësi afro 600 m mbi nivelin e detit. Ky qytet, është një prej pikave më tërheqëse turistike të vendit, si nga bukuria ashtu dhe nga historia e tij. Prej këtej Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) mbrojti Shqipërinë dhe qytetërimin evropian nga Otomanët.

 Objekti kryesor i qytetit është Muzeu i Heroit Kombëtar "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", i ndodhur në kala, i cili ka origjinë ilire, por që formën e sotme e ka marrë gjatë shek. V-VI A.D. Kalaja ka 9 kulla dhe brenda saj ndodhen edhe disa shtëpi të banuara, si dhe Teqja e Dollmasë.

 Në perëndim të kalasë gjenden edhe hamami i shek VI A.D. Gjithashtu në kala ndodhet Muzeu Etnografik, në një shtëpi tipike me çardak, që i përkiste familjes së shquar të Toptanëve. Pranë kalasë gjendet pazari karakteristik i Krujës, i njohur edhe si pazari i Derexhikut, i cili është njëri prej tregjeve më të pasur të prodhimeve të artizanatit. Ky Pazar ka funksionuar që prej shek. të XV.

Comments