Butrinti.


Ndër më të rëndësishmit janë rrënojat e qytetit antik të Butrintit, i cili ndodhet nën mbrojtien ndërkombëtare të UNESCO-s. Butriniti gjendet në skajin jugor të liqenit të Butrinit ( në antikitet i njohur me emërtimin Pelodës) në një distancë prej 18 km larg nga qyteti i Sarandës. Ai është një prej pikave më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë. 

Butrinit ishte një qytet i lashte në Epir që përmëndet që në shek.VII B.C. si një qëndër e fortifikuar. Krahas statusit të UNESCOS që prej vitit 2000 Butrinit është shpallur gjithashtu Park Kombëtar. 

Objektet kryesore për tu vizituar Butrinti janë Tempulli i Aeskulapiusit ( Perëndia e shëndetit) shek II A.D. , theatri me 1.500 vende (shek III B.C), pagëzorja e cila është një monument paloeokristian dhe për nga madhësia është e dyta pas asaj së Shën Sofisë në Stamboll, nymfeu, banjat, bazilika, porta e Luanit, porta e liqenit ,kulla Veneciane, kalaja e Ali Pashait etj. Një seri objektesh gjenden në Muzeun e Butrinit.

Comments