Apollonia.


Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. Gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Apolonia, pas Dyrrahut, ishte qyteti më i rëndësishëm në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera që e mbanin të njëjtin emër në kohën antike. 

U ngrit mbi një kodër (me dy maja të larta 101 e 103 m mbi nivelin e detit) në një pozicion që zotëron tërë zonën dhe nëpërmjet luginës së lumit Aoos (Vjosë) lidhej me detin Adriatik. E shtrirë në një sipërfaqe rreth 140 ha dhe e rrethuar me një mur rreth 4 km të gjatë Apolonia ishte një qendër e madhe tregtare dhe industriale.

Comments