Durrësi është qyteti i dytë i Shqipërisë për nga madhësia dhe njëkohësisht porti më i madh dhe më i rëndësishem i vëndit. Qyteti i Durrësit përbën plazhin më të madh dhe më popullor të vendit, i cili është një plazh ranor dhe i cekët, fakt I cili e bën mjaft të preferuar për pushimet e familjareve dhe fëmijëve
. Në qytet gjenden objekte mjaft të rëndësishme të cilat përbëjnë potenciale mjaft të favorshme për turizmin kulturor siç janë Amfitheatri i Durrësit (shiko arkeologjinë), forumi bizantin, muzeu arkeologjik ku janë të paraqitura periudhat greke dhe romake, torra Veneziane, xhamia e Fatihut, Monumenti i Resistencës i cili i dedikohet luftës së armatosur kundër pushtimit fashist nga Italia në 7 Prill 1939, Muzeu Etnografik etj. Qyteti nëpërmjet portit lidhet në tragete me qytetet Italiane të Barit, Ankonës dhe Triestes.
Comments
Post a Comment